MENU
klinika

Zgjedhja e çuditshme

United gjen trajner për 6 muaj, pastaj do e mbajë këshilltar

25.11.2021 - 17:57

Një zgjedhje e çuditshme në pankinën e Manchester United pas shkarkimit të Solskjaer. Ralf Rangnick ka arritur marrëveshjen për t’u bërë trajneri i “Djajve të Kuq” deri në fundin e sezonit.

63-vjeçari, i cili konsiderohet si “kumbari” i trajnerit modern në Gjermani, do të largohet nga detyra e drejtorit sportiv që mban te Lokomotiva e Moskës për të marrë drejtimin e United.

Sipas The Atheltic, Ranginick ka nënshkruar një kontratë gjashtëmujore deri në fundin e majit. Ai do të qëndrojë në “Old Trafford” edhe për dy vite të tjerë në rolin e këshilltarit. Rangnick nuk do të jetë në drejtim të skuadrës për ndeshjen kundër Chelsea-t në kampionat për shkak se do të duhet të presë të marrë lejen e punës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN