Shqetësimet gjithnjë e në rritje për variantin e ri të koronavirusit nga Afrika e Jugut, të quajtur Omicron, duket se kanë marrë një qetësim.
Sipas një imunologu gjerman, vaksinat aktuale të koronavirusit mund të ofrojnë mbrojtje ndaj variantit të ri të Covid-19, i cili për shumë ekspertë mund të jetë dhe më i transmetueshmi nga të gjithë të tjerët.
Imunologu Leif Erik Sander nga spitali “Charite” në Berlin deklaroi se nga testimet e hershme rezultoi se vaksinat janë në gjendje të krijojnë një farë mbrojtje ndaj këtij varianti me 32 mutacione.
Më herët, gjatë së shtunës, një ministër në shtetin perëndimor të Hesse, bëri me dije se variant Omicron i koronavirusit me shumë mundësi ka mbërritur në Gjermani, pas mutacioneve të gjetura në një pasagjer që sapo kishte mbërritur nga Afrika e Jugut.
Momentalisht, situata me pandeminë në Gjermani vijon të jetë e rënduar, ku vetëm në 24 orët e fundit, sipas institutit “Robert Koch”, 67 mijë persona të tjerë rezultuan të infektuar.