MENU
klinika

Dëshmitë e para

Varianti Omicron/ “Simptoma të pazakonta”, si ta njohim

28.11.2021 - 13:56

Bota po përballet me variantin Omicron të koronavirusit, i cili ka gjeneruar një valë paniku global: fillimisht në tregje, te cilat u mbyten nga frika e një ringjalljeje jetike të emergjencës Covid, pastaj midis shteteve, me mbylljen e hapësirës ajrore.

Një reagim ekstrem, me pak fjalë, kur ndoshta nuk i kemi ende të gjitha elementet për të kuptuar se me çfarë kemi të bëjmë: varianti është pak a shumë i rrezikshëm sa variantet e mëparshme, nga Alfa në Beta e deri te Delta?

Ajo që duket e sigurt është se, për shkak të 32 mutacioneve të proteinës spike, Omicron është shumë më ngjitës. Por, nga pikëpamja e simptomave dhe nga ashpërsia e pasojave, mutacioni mund të mos jetë aq i frikshëm sa mund të imagjinohet. Një konfirmim i parë për këtë vjen nga shoqata mjekësore e Afrikës së Jugut, vendi që së pari sekuencoi Omicron.

Në fakt, presidentja e Shoqatës Mjekësore të Afrikës së Jugut, Angelique Coetzee, e intervistuar nga BBC shpjegoi se “pacientët kryesisht ankohen për një trup të lënduar dhe lodhje, te cilen e shohim atë tek brezat e rinj, jo tek të moshuarit”. Sido që të jetë, simptomat jane të lehta, tha eksperti.

Omicron në Afrikën e Jugut është shfaqur që nga fillimi i nëntorit. Coetzee gjithashtu vuri në dukje se vetëm 24% e popullsisë së Afrikës së Jugut është e vaksinuar me një cikël të dyfishtë. Por, me përjashtim të simptomave “të buta”, Coetzee ka kthyer në qendër të vëmendjes se kush mund të paguajë pasojat më të shtrenjta për Omicron – njerëzit e moshuar me sëmundje të zemrës dhe diabet. “Simptomat janë të pazakonta, por të lehta”, tha presidenti i Sama. Me pak fjalë, pasiguria ende mbretëron.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN