MENU
klinika

Nuk dihen shkaqet

Zjarr në ambientet e spitalit Covid 3 në QSUT

27.11.2021 - 12:46

Ambientet e spitalit Covid-3 në QSUT, në Tiranë janë përfshirë nga zjarri. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse.

Flakët kanë rënë në katin e parë të godinës së ish-Kirurgjisë, e cila prej kohësh funksionon si spital Covid. Mësohet se në katin e  parë janë zyrat e administratës dhe nuk ka pacientë të shtruar.

Sakaq, ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa shërbimet zjarrfikëse po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Policia bën me dije se ka vetëm dëme materiale.