MENU
klinika

Formula 1

Zyrtarizohen 20 pilotët për sezonin e ardhshëm

17.11.2021 - 13:53

Ende pa u mbyllur sezoni aktual i Formula 1, teksa janë edhe 3 gara në Lindjen e Mesme (Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabi Saudite), janë zyrtarizuar të gjithë pilotët për vitin e ardhshëm.

Pas lajmit se kinezi Guanyu Zhou do të garojë sezonin e ardhshëm në Formula 1 me skuadrën Alfa Romeo Racing, është kompletuar lista me 20 pilotë që do të zbresin në pistë gjatë 23 garave të vitit 2022. Do të ketë mjaft ndryshime në startin e sezonit të ri, që po i paraqesim më poshtë:

Mercedes: Lewis Hamilton, George Russell

Red Bull: Max Verstappen, Sergio Perez

Ferrari: Charles Leclerc, Carlos Sainz

McLaren: Lando Norris, Daniel Ricciardo

Alpine: Fernando Alonso, Esteban Ocon

Alpha Tauri: Pierre Gasly, Yuki Tsunoda

Aston Martin: Sebastian Vettel, Lance Stroll

Ëilliams: Alex Albon, Nicholas Latifi

Alfa Romeo Racing: Guanyu Zhou, Valtteri Bottas

Haas: Mick Schumacher, Nikita Mazepin

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN