MENU
klinika

Basha: Nuk jam i asaj kulture, por...

A do të përjashtohet Berisha nga PD?

02.12.2021 - 22:31

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur në emisionin “Real Story” mbi mundësinë e përjashtimit të Sali Berishës nga partia, pas nisjes prej tij të foltores që kulmon në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Basha thotë se nuk është i kulturës së përjashtimit, por nuk mund të mbajë me forcë apo të ndaloj askënd që të vetëpërjashtohet duke u rënë me shkelm vlerave të PD-së.

“Ajo që unë konstatoj është që vendimi është marrë më 9 shtator, dhe pas vendimit kemi z.Berisha që ka ndërmarrë një tur takimesh ku ka përdoru një ligjërim, dhe mënyrë veprimi që për fat të keq rikujton pjesë të trashgimisë së tij të pasur 30-vjeçare me arritjet dhe dritë-hijet e tij, një fjalor që mbart të njëjtat tipare të komunizmit, lincimin e atij që mendon ndryshe nga ty, stigmatizimit e atij që mendon ndryshe nga ty, për të krijuar një terren të dominimit të një fabule.

Ajo që ka ndodhur nga 9 shtatori deri më sot është shpërdorimi i demokratëve, manipulimi me gjendjen ku ndodhet sot PD, demokracia shqiptare për interesa vetjake të një njeriu. Mund të kishte thënë që vendimi i kryetarit të partisë është i padrejtë, por kurrësesi të keqpërdorte dhe manipulonte gjendjen e rëndë ku ndodhet demokracia për interesat personale. Unë nuk jam i kulturës së përjashtimit, nuk mbaj asnjë njeri me forcë, nuk mund të ndaloj askënd të vetpërjashtohet duke u rënë me shkelm vlerave që mbajnë familjen tonë politike”, tha Basha.