MENU
klinika

Mbrojtësi i Cityt në paraburgim

7 akuza për përdhunim, thellohet skandali i Mendyt

22.12.2021 - 19:07

Thellohet skandali i mbrojtësit të Manchester Cityt dhe i Francës, Benjamin Mendy, i akuzuar nga një person tjetër për përdhunim. Kjo është akuza e shtatë që hidhet ndaj 27-vjeçarit francez, ngjarje që mendohet se kanë ndodhur midis tetorit të 2020 deri në gusht të 2021.

Bennjamin Mendy së bashku me të pandehurin tjetër, Luis Saha Maturi (40 vjeç), akuzohen për gjashtë përdhunime dhe një sulmi seksual. Të dy ata do të dalin përpara gjykatës në datën 24 janar 2022.

27-vjeçari është mbajtur në paraburgim në Liverpool që nga 26 gushti i këtij viti, pasi u akuzua për 4 përdhunime dhe një sulm seksual dhe tri përdhunime të tjera të denoncuara më vonë. Të gjitha këto shkelje dyshohen se janë kryer në shtëpinë e tij.

Më parë këtë sezon, klubi i Manchester Cityt doli me një deklaratë për këtë çështje ku thuhej: “Klubi mund të konfirmojë se pas akuzimit të tij nga policia, Benjamin Mendy është pezulluar në pritje të një hetimi. Çështja do t’i nënshtrohet një procesi ligjor dhe për këtë arsye klubi nuk është në gjendje të bëjë komente të mëtejshme derisa ai proces të përfundojë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Klubi italian ka afat deri më 31 dhjetor

Salernitana drejt përjashtimit, renditja e re e Serie A