MENU
klinika

Klubi italian ka afat deri më 31 dhjetor

Salernitana drejt përjashtimit, renditja e re e Serie A

22.12.2021 - 17:26

Nëse Salernitana do të përjashtohet nga Serie A (afati deri më 31 dhjetor për të gjetur një blerës të klubit), do të zeroheshin ndeshjet e fazës së parë.

Nga kjo situatë do të përfitonin katër klubet kundër të cilëve skuadra e Colantuonos ka grumbulluar 8 pikë: Venezia dhe Genoa, dhe dy në barazim, Verona dhe Cagliari. Këto do të ishin 4 ekipet që do të përfitonin nga përjashtimi i ekipit në fundin e dhjetorit, duke parë se të gjithë skuadrat e tjera do t’i hiqen tri pikët e fituara kundër Salernitana-s dhe do t’u lihej vetëm një ose asnjë pikë. Renditja e re e Serisë A, para javës së fundit, do të ishte kjo:

Inter 40; Napoli e Milan 36; Atalanta 35; Juventus 31; Roma e Fiorentina 28; Lazio 25; Empoli 24; Torino e Verona 22; Sassuolo e Bologna 21; Udinese 20; Venezia 17; Sampdoria 16; Genoa 11; Spezia 10; Cagliari 9.