MENU
klinika

“Nuk shkoj te asnjë Kuvend”

Alizoti: As Basha, as Berisha nuk e sjellin PD në pushtet!

04.12.2021 - 11:33

Deputeti i Partis Demokratike, Tomor Alizoti ka mbajtur një qëndrim kritik lidhur me përplasjen Basha-Berisha në PD.

Alizoti tha se as Basha e as Berisha nuk e sjellin dot PD-në në pushtet. Madje, deklaroi se do të votonte kundër të dy figurave pas përplasjes së tyre brenda selisë blu.
“Unë shikoj krizë në PD dhe mendoj që të dy palët janë pjesë e krizës. Po e them haptas sot dhe mendoj që të dyja palët nuk e sjellin dot PD-në në pushtet. Atëherë unë nëse rreshtohem në një palë thelloj krizën bëhem dhe unë pjesë e krizës. Akti im është qëndrimi im. Në votimin nëse do kishte dy? Po. Unë do votoja të dy kundër”,- tha Alizoti.

Deputeti demokrat tha se ka vendosur që të mos shkojë në asnjë prej dy kuvendeve.
“Unë kam një pjesë reflektimi timin, është situatë e vështirë në 30 vjet të PD. Është një situatë brenda familjes kur ka një debat kaq të fortë familjar, ka një debat ku reagojnë ndaj Berishës. Personalisht nuk mund të reagoj ndaj Berishës sepse është një figurë e madhe për demokratët. Unë si një demokrat që në momentet e para të votimit e kam parë si një figurë serioze Berishën. A ka ai probleme politike? Shumë. A la ai një parti me probleme? Patjetër. Dhe unë në këtë qasje meqë është një debat i tyre unë kam vendosur ose do të vendos që mos të shkoj tek të dyja kongreset”, – tha Alizoti, në emisionin Zonë e Lirë.