MENU
klinika

Tronditet futbolli italian

Arrestohet presidenti i klubit të Serie A

06.12.2021 - 16:18

Është tronditur futbollin italian, pasi është bërë e ditur se është arrestuar sot presidenti i një prej klubeve të Serie A. Massimo Ferrero është vënë në pranga nga Guardia Di Finanza pas hetimeve të hapura nga Prokuroria në Kalabria rreth marrëveshjeve financiare të biznesmenit italian.

Ai hetohet për shkelje financiare mes të cilave edhe deklarimin e falimentit të kompanive që administron. Sipas informacioneve në mediat italiane, klubi nuk është i përfshirë në shkeljet për të cilat akuzohet presidenti i Sampdorias.

Ferrero është transferuar sot menjëherë në burg për masën e arrestit, ndërsa për 5 persona të tjerë është vendosur masa arrest shtëpie. Një ngjarje që vë në lëvizje të gjithë, kjo edhe pas hetimeve që janë hapur në 6 klube për transferime të rreme.