MENU
klinika

"Zidane, idhulli im"

Bajrami: Shqipërinë e zgjodha me zemër

10.12.2021 - 12:21

Një gol dhe një asist në ndeshjen e fundit kanë rikthyer Nedim Bajramin protagonist tek Empoli, në sfidën e fundit, atë kundër Udineses.

Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, Bajrami foli për disa tema, nga pozicioni i tij i preferuar në fushë, tek idhulli dhe deri tek ftesa e marrë nga Shqipëria:

“Preferoj të luaj si trekuartist, pas dy sulmuesve, por kam luajtur edhe si sulmues në të majtë në skemën 4-3-3 te Zvicra. Luaj me të djathtën, por provoj shpesh të përdor edhe të majtën.

Idhulli? Ka qenë gjithnjë Zinedine Zidane. E pëlqeja shumë kur isha tek të rinjtë, është pa diskutim modeli për t’u ndjekur.

Ftesa nga Shqipëria? Vendosa me zemër, më thirrën dhe nuk u mendova për asnjë moment”.

Sipas mediave italiane, fantazisti kuqezi po ndiqet më interes nga disa klube të ndryshme në Serie A, mes të cilave edhe Napoli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN