MENU
klinika

Mesfushori i Kombëtares

Vjen goli i tretë i Bajramit në Serie A, jep dhe asist

06.12.2021 - 21:07

Nedim Bajrami vazhdon të dhurojë paraqitje të mira në Seria A. Mesfushori ishte protagonist me gol në ndeshjen kundër Udineses.

22 vjeçari shënoi golin e dytë të sfidës, duke përmbysur në 2-1. Me golin e realizuar Bajrami shkon në kuotën e 3 golave të shënuar këtë sezon. Futbollisti shqiptar kthehet të japë spektakël në Serie A.

Në minutën e 78-të, mesfushori kuqezi bëhet sërish protagonist, kësaj here duke dhënë asist për Pinamontin dhe Empoli trefishon shifrat, duke marrë tri pikë me shumë vlerë.