MENU
klinika

Sulmuesi i Kombëtares

Broja rikthehet te goli, i jep avantazhin ekipit të tij

04.12.2021 - 17:38

Armando Broja rikthehet protagonist me skuadrën e Southampton në Premier League. I futur në fushë që nga minuta e parë sot, sulmuesi shqiptar realizoi në minutën e 29-të golin e avantazhit ndaj Brighton.

Ky është goli i tretë i Brojës në kampionatin anglez, pas harruar 3 të tjerë që ka shënuar në kupë. Edhe pse me lëndime dhe jo shpesh titullar, sulmuesi kuqezi tregon veten sa herë i jepet mundësia, duke i dhënë pikë të vlefshme skuadrës.