MENU
klinika

Premier League, Java 16

Chelsea triumfon në 92’, 5 fitore radhazi për Liverpool

11.12.2021 - 19:00

Liverpool po ndjek këmba-këmbës Manchester Cityt. Të Kuqtë regjistruan fitoren e pestë radhazi në Premier League, duke fituar 1-0 në shtëpi kundër Aston Villa, skuadër drejtohet nga Steven Gerrard, ikonën e klubit të Liverpool.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Mohamed Salah në mesin e pjesës së dytë. Egjiptiani u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Miqtë tentuan në fund për një barazim, por nuk ia dolën dot.

Chelsea iu rikthye fitores, por me shumë vuajtje, aq sa goli që vulosi shifrat 3-2 ndaj Leeds u shënua në minutën e 92-të nga Jorginho, i cili nuk fali nga 11 metrat, i cili kishte shënuar edhe golin e dytë për Blutë. Miqtë patën shënuar të parët, por më pas erdhi përmbysja.

Nuk fal edhe Arsenali, që fitoi 3-0 ndaj Southampton të Armando Brojës, i cili e nisi titullar edhe sot, por u zëvendësua në minutën e 70’. Arsenal rikthehet te suksesi pas dy humbjeve radhazi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN