MENU
klinika

5 mënyra si ta kapërceni atë

Depresioni sezonal është më i zakonshëm në dimër

28.12.2021 - 07:03

Për shumë njerëz, dimri është periudha më e lumtur sepse e lidhin me festat dhe borën. Megjithatë, për disa, gjithë ajo eufori dimërore dhe festash është e rëndë dhe moti i ftohtë sjell monotoni dhe luhatje humori. Depresioni sezonal është më i zakonshëm në dimër.

Simptomat e humorit depresiv përfshijnë humor të ulët, lodhje, dobësi të përgjithshme, rëndim në këmbë ose krahë, zemërim, rritje të nevojës për gjumë ose pagjumësi, rritje ose ulje të oreksit. Nëse ju ndodh kjo, është e nevojshme të kërkoni ndihmën e një specialisti.

Përveç këshillave të nevojshme të ekspertëve, terapisë dhe teknikave që rekomandojnë, mund të provoni si ndihmë shtesë:

Ekspozoni veten në më shumë dritë

Mundohuni të kaloni kohë jashtë gjatë ditës. Kjo do të përmirësojë ndjeshëm gjendjen shpirtërore dhe mirëqenien e përgjithshme. Në fund të fundit, shumë psikologë besojnë se arsyeja kryesore për shfaqjen e një gjendjeje të tillë është sasia e pamjaftueshme e dritës, për shkak të së cilës trupi ynë humbet vitalitetin.

Gjithashtu, qëndrimi në dritë është i rëndësishëm për vitaminën D, e cila është vërtetuar shkencërisht se ka lidhje me humorin. Nëse pjesën më të madhe të kohës e kaloni në zyrë, përpiquni të uleni më afër dritares. Kjo do ta bëjë punën tuaj më të këndshme.

Përdorni ngjyra të ndezura dhe të preferuara në çdo gjë: veshje, aksesorë

Dekoroni muret e shtëpisë tuaj me piktura me ngjyra dhe vendosni lule. Ngjyrat mund të sjellin qetësi në një ditë të zymtë.

Aktivizoni trupin

Ecni, ecni, vraponi, kërceni, ushtroni – bëni çfarë të doni, por mos e lejoni veten të kaloni gjithë ditën në divan para televizorit. Lëvizja është ajo që zgjon tek ne energji jetike që ndihmon për të kapërcyer çdo vështirësi dhe gjendje të paqëndrueshme mendore.

Fokusohuni te emocionet pozitive

Shikoni zemrën tuaj dhe kuptoni se cilat emocione fshihen atje. Keni shtypur ndonjë gjë negative? Zhvilloni emocione pozitive përmes teknikave të ndryshme relaksimi, rrini me miqtë, shkoni në SPA, dëgjoni muzikë, shkruani një ditar.

Përhap dashuri

Lidhuni më thellë me partnerin, familjen, miqtë, fëmijët – “ringjallni” dashurinë, lëreni që ajo t’ju shërojë. Kërkoni ndihmë nëse keni nevojë. Flisni hapur me një person të besuar. Lërini emocionet të rrjedhin nga ju.

Të pasura me lëndë të shumta ushqyese

Përfitimet që merrni nga konsumi i farave Chia

Shkaqet e shfaqjes dhe produktet që duhet të konsumoni

Njollat e bardha në lëkurë, shenjë e mungesës së vitaminave në organizëm!

Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj