MENU
klinika

4 këshilla që duhet të ndiqni

Dëshironi qerpikë të trashë?

18.12.2021 - 07:44

Qerpikët i japin intensitet pamjes. Shumica e grave janë në kërkim të mënyrave për t’i bërë qerpikët sa më të gjatë dhe të dendur. Përveçse mund të zgjidhni një rimel që jep rezultatin e dëshiruar, është e rëndësishme që të ndiqni disa këshilla.

– Për t’i dhënë volum qerpikëve tuaj në mënyrë natyrale mund të aplikoni rregullisht vaj ulliri ose vaj ricini.

– Një mënyrë tjetër natyrale është vazelina. Aplikoni një sasi të vogël në qerpikë para se të shkoni në shtrat. Nëse e ndiqni këtë metodë me besnikëri do t’i shihni qerpikët më të trashë se kurrë.

– Hapi më i rëndësishëm nga të gjithë është të siguroheni që të hiqni çdo gjurmë të rimelit përpara se të shkoni në shtrat pasi mbetjet nuk i ndihmojnë qerpikët të rriten.

– Për të pasur sa më shpejt qerpikë sa më të trashë, mund të aplikoni primer përpara se të vendosni rimel. Kjo do të ndihmojë që rimeli të qëndrojë më mirë në qerpikë dhe t’i bëjë ata të duken më bukur.