MENU
klinika

Redukton inflamacionin në zorrë

Vuani nga fryrjet e barkut, ju vjen në ndihmë çaji jeshil

23.05.2024 - 11:24

Çaji jeshil duket se është i dobishëm për mikrobiomën e zorrëve dhe mund të lehtësojë fryrjen dhe simptomat shqetësuese të çrregullimeve gastrointestinale.

Ky çaj jeshil me grejpfrut, përveç që ka një shije të shkëlqyer dhe është i lehtë për t’u përgatitur, është gjithashtu i pasur me polifenole dhe antioksidantë që reduktojnë inflamacionin në zorrë.

Polifenolet janë mikronutrientë me aktivitet të fortë antioksidues dhe gjenden kryesisht në ushqimet me origjinë bimore, si frutat dhe perimet.

Hulumtimet tregojnë se mikrobioma e zorrëve konverton polifenolet në komponime bioaktive që absorbohen në qarkullimin e gjakut dhe kanë efekte terapeutike në trup.