MENU
klinika

Lagjia e re “5 Maji”/ Rama: Mbajeni mend!

“Do jetë zona më e kërkuar, bashkë me ‘Kombinatin”

30.12.2021 - 23:00

Gati kthimi në shtëpi i 100 familjeve të para të lagjes së re “5 Maji”. Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kanë publikuar pamjet nga pallatet e reja te ndërtuara në lagjen “5 Maji”, teksa garantojnë se do të jetë një nga zonat më të kërkuara.

Rama dhe Veliaj sigurojnë edhe banorët e Kombinatit të prekur nga rindërtimi se dhe banesat e tyre do të kenë të njëjtin standard.

“Gati kthimi në shtëpi i 100 familjeve të para të lagjes së re “5 Maji”, e cila mbajeni mend, do të jetë pas jo shumë vitesh zona më e kërkuar e Tiranës dhe lagja më moderne e kryeqytetit (bashkë me “Kombinatin e Ri”), me banesa, shkolla, kopshte, çerdhe, qendër shëndetësore, institucione publike, terrene sportive, klube, restorante, njësi tregtare, parqe publike e shumë gjelbërim”, deklaron Rama dhe Veliaj. Kryeministri dhe Kreu i Bashkisë nënvizojnë se familjet e pastreha do t’i marrin falas banesat e reja.

“Krenar që të pastrehët e tërmetit në Tiranë do t’i marrin falas apartamentet e këtyre lagjeve, si një pasuri të patundshme e cila vetëm do të rritet”, theksojnë Rama dhe Veliaj.