MENU
klinika

Premier League, Java 15

Everton përmbys Arsenal, i ikën fundit

07.12.2021 - 00:00

Everton ka marrë tri me shumë vlerë në shtëpi në përballjen me Arsenal, duke fituar 2-1 në minutën e dytë shtesë, sukses që erdhi me përmbysje.

Eshtë mbyllur 0-1 pjesa e parë në “Goodison Park”, ku djemtë e Artetas kaluan në avantazh me golin e shënuar nga Odegaard në fund. Por, natyrisht, brenda ndeshjes pati edhe një episod që ka ngjallur shumë polemika…

Gjyqtari nuk ndërmerr asnjë veprim ndaj Godfrey: dukshëm ndërhyrja e rrezikshme e mbrojtësit të Everton u konsiderua si e pavullnetshme. Por, e vërteta është se Tomiyasu ka ende shenjat e takës në fytyrë për një ndërhyrje që mund të ishte fatale ndaj tij. Arbitri shkoi në VAR për të verifikuar dhe e quajti si jo të kuq këtë ndërhyrje. Më herët Everton iu anulua një gol për jashtë loje.

Edhe pjesa e dytë nisi me një gol të anuluar për vendasve. Por në 79’ Richarlison barazoi shifrat. Minutat e fundit janë vërtet të bukura, me dy aksione në të dyja krahët, por në minutat shtesë fati i buzëqeshi Evertonit, që realizoi me Gray.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN