MENU
klinika

Gramsh

Forcat “Shqiponja” operacion gjatë natës, arrestohen 4 të rinj

02.12.2021 - 09:45

Katër të rinj janë arrestuar gjatë natës në qytetin e Gramshit. Mësohet se personat janë vënë në pranga gjatë një operacioni nga forcat Shqiponja, sektori i lëndëve narkotike.

Të rinjtë u shoqëruan në komisariatin e policisë në Elbasan për vijimin e procedurave të mëtejshme hetimore.

Ata pritet të akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, të kryer në bashkëpunim.