MENU
klinika

Formula 1, Jeddah

Garë e çmendur, Hamilton barazon Verstappen

05.12.2021 - 21:52

Një garë që do të mbahet mend gjatë në Formula 1. Lewis Hamilton me Mercedes fitoi sot në mbrëmje garën e Çmimit të Madh të Arabisë Saudite, zhvilluar në pistën qytetase të Jeddah, gara e parafundit e këtij sezoni.

Një garë e çmendur, e ndalur dy herë (2 herë u valëvit flamuri i kuq) për shkak të aksidenteve, ndërkohë që disa herë ka ndërhyrë edhe “makina virutale e sigurisë”.

Falë këtij triumfi, piloti britanik barazon me pikë në renditje Max Verstappen me Red Bull, sot i dyti, që edhe një herë nuk ishte në gjendje të fitojë (mban kreun pasi ka më shumë fitore se Hamilton).

Në një garë ku Verstappen ishte shpesh protagonist, ku u penalizua edhe me 5 sekonda për një dalje nga pista. Madje ai pati edhe një kontakt me rivalin britanik.