MENU
klinika

Me sa vite dënohet secili

GJKKO jep vendimin për Emiljano Shullazin dhe bashkëpunëtorët e tij

03.12.2021 - 17:19

Apeli i GJKKO-së ka dhënë vendimin për Emiljano Shullazin dhe bashkëpunëtorët e tij të akuzuar për grup të strukturuar kriminal. Në përfundim të seancës, trupi gjykues vendosi të dënojë me 14 vite burg Emiljano Shullazin. Po kështu GJKKO vendosi 12 vite burg për Gilmando Dani dhe Endrit Qyqjen, 10 vite burg, Endrit Zela dhe 9 vite burg Blerim Shullazi .

Gjyqi u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, duke filluar që prej orës 13:00 të ditës së sotme.

Të pranishëm në seancë ishin Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja Endrit Zela ndërsa Blerim Shullazi mungonte pasi kishite paraqitur një deklaratë në të cilën thuhej se ishte sëmurë. Sipas gjykatës Blerim Shullazi nuk është vizituat tek mjeku i burgut dhe për këtë arsye kërkesa e tij për shtyrje të seancës nuk pranohet.

Sipas News 24, Blerim Shullazi mësohet të ketë thënë: “Jam me grip. Nuk dua të vizitohem!”

Gjykata ka rrëzuar gjithashtu kërkesën e Shullazit për përjashtimin e trupës gjykuese të kryesuar nga Miliana Muça dhe anëtarët Artur Kalaja dhe Daniela Shirka.

Procesi ndaj Emiljano Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij i nisur në dhjetor të vitit 2018 në Apel, ka patur një zvarritje të pashëmbull, ku janë shtyrë mbi 40 seanca.

Kujtojmë se Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Zela, Endrit Qyqa dhe Blerim Shullazi u dënuan dhjetorin e vitit 2018 nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 55 vite burg për veprat penale “Krijim i grupit të strukturat kriminal”, “Gjobëvënie” dhe “Kanosje për shkak të detyrës”.

Me sa duket Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Krimet e Rënda në 2018-ën.