MENU
klinika

S’dihet ku është

Gjykata e Lartë rikthen në burg Lulzim Berishën

07.12.2021 - 16:59

Gjykata e Lartë rikthen në burg Lulzim Berishën

Lulzim Berisha, i njohur si ish-kapoja e bandës së Durrësit, u lirua nga burgu me kusht në vitin 2016 për shkak të sëmundjes së tij të rëndë.

Por tashmë është i shpallur në kërkim ndërkombëtar në lidhje me vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames.

Dosja për vrasjen e bujshme të ndodhur në 26 Shkurt të vitit 2005 u hap pas rrëfimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë Luftar Reçi, i cili pretendon se gjithçka u bë nga Plarent Dervishaj dhe Indrit Taullai me urdhër të Lulzim Berishës.