Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka paralajmëruar sot se të gjithë ata punonjës policie që kanë rezultuar përdorues droge pas testimit do të largohen nga radhët e policisë.
Javën e ardhshme do të jetë edhe konferenca e prezantimit të rezultateve për testin e drogës tek uniformave blu që ka nisur prej 1 jave pranë komisariateve në vend.
Kujtojmë se rreth Afro 200 punonjës të Policisë së Shtetit i janë nënshtruar testit të drogës në 48 orë, nga firmosja e urdhri nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano në nëntor të këtij viti.
Të parët që i janë nënshtruar kanë qenë nga Drejtoria Vendore e Policisë në Tiranë, Elbasan dhe Shkodër.
Testi i drogës bëhet për të provuar nëse efektivi i Policisë, ka konsumuar ose jo lëndë narkotike të llojit kanabis apo kokainë në muajt e fundit.
Ndalimi i përdorimit të lëndëve narkotike parashikohet edhe në Kodin Rrugor, por deri tani kontrollet kryhen vetëm kur ka raste të dyshimta për përdorim.