MENU
klinika

Merkel!

Gruaja e pushtetit të pastër… sikur asnjë burrë!

03.12.2021 - 13:35

        Për plot gjashtëmbëdhjetë vitet e pushtetit, Angela Merkel, nuk emëroi asnjë prej të afërmve në ndonjë post shtetëror.

Gjermania i tha lamtumirën udhëheqëses, fizikantes dhe kimistes kuantike – gruas që nuk u tundua nga moda, apo dritat dhe nuk bleu prona të paluajtshme, makina, jahte dhe avionë privatë.

Ata dolën në ballkone dhe duartrokitën për 6 minuta, njëzëri dhe në këmbë, në të gjithë vendin.

Merkel, largohet dhe njerëzit e saj nuk pretenduan përfitime. Në gjashtëmbëdhjetë vjet karrierë të shkëlqyer politike, ajo nuk i ndryshoi kurrë stilin dhe veshjet.

Në një konferencë tjetër për shtyp, gazetarët e pyetën: A keni shërbyese për punët e shtëpisë, apo gatimin?

Përgjigja e saj, ishte: Jo, nuk kam shërbëtorë dhe nuk kam nevojë për ta. Unë dhe bashkëshorti i bëjmë vetë punët e shtëpisë, çdo ditë.

Merkel jeton në apartamentin e zakonshëm, si çdo qytetar tjetër, aty ku banonte para se të zgjidhej Kancelare e Gjermanisë. Ajo nuk doli prej shtëpisë së saj të thjeshtë, për t’u vendosur në vilat me pishina dhe kopshte.

Angela Merkel, kancelarja e ekonomisë më të madhe të Evropës, do të mbetet gjithmonë një shembull i shkëlqyer i lidershipit, e udhëhequr nga vlerat, parimet vetëmohuese, faktet dhe ndjeshmëria.

"Isha duke gjuajtur, kur në fund të pyllit pashë…"

Gjeti të mbytur vajzën 9-vjeçare, peshkatari tregon momentin

Dinamika/ Nga dhuna, tek vendimi për vetëflijim!

Burri denoncoi gruan dhe fëmijët se ishin zhdukur, por u arrestua!

Çoi vajzën e tij 9-vjeçare drejt vetëmbytjes, gruaja me dy fëmijët e tjerë, të zhdukur!

Kush është Ergys Arrazi, i dënuar më parë për drogë