MENU
klinika

Pa hequr dorë nga kënaqësia e ushqimit

Kemi zbuluar sekretin për të mos marrë kile këto festa

26.12.2021 - 09:00

Periudha e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri është një moment delikat për ata që janë të përkushtuar ndaj regjimeve të shëndetshme ushqimore dhe ruajtjes së formave trupore. Të heqësh dorë nga kënaqësitë e tavolinës është e vështirë edhe për ata që nuk para bien pre e tundimeve. Por me një plan të detajuar ‘strategjik’, mund t’ia dilni të qëndroni në formë edhe gjatë festave, pa hequr dorë nga shijet e pjatave tradicionale.

Krijoni një axhendë të vakteve ‘jolly’. Planifikoni darkat, drekat dhe pijet me miqtë e të afërmit që do të përmbajnë vakte të bollshme. Kujdes me shpërndarjen e karbohidrateve me indeks të lartë glicemik. Nëse keni krem dhe maskarpone në të njëjtin vakt, sigurohuni që pjata e dytë të jetë me bazë proteinash.

Bëni pak aktivitet fizik para se të uleni në tavolinë. Para drekës së Krishtlindjeve për shembull, mund të bëni një ecje, një kros, etj për të zbrazur paraprakisht ‘serbatorin’ e sheqernave prezente në trup, pasi ky i fundit do të shërbejë si kontenitor për të gjitha karbohidratet që do të merrni gjatë vaktit, duke evituar kështu të përfundojnë në zonën e barkut e pika të tjera kritike.

Para vakteve të festave mundohuni të mos jeni të uritur. Ekzistojnë disa truke të vogla si p.sh të pini dy gota ujë para vaktit, kështu tresni më mirë edhe proteinat; hani një frut para vaktit dhe informohuni për menunë e vaktit, duke preferuar proteinat, në mënyrë që të kombinoni siç duhet nutirentët.

Për të mos u shëndoshur për Krishtlindje, largoni ato që teprojnë. Dhurojuani panteonet e pandorot njerëzve më të varfër. Do të bëni edhe një gjest të bukur.

Për të mos u shëndoshur për Krishtlindje thojini ‘jo’ ajgërimit dhe dietave një ditë më pas.

Mos mendoni si të ‘ndëshkoni’ veten dhe për sakrifica gjatë kësaj periudhe. Ideale do të ishte që pas një vakti të bollshëm, të merrni veten në mënyrë natyrale , pa privime e keqardhje për atë që kemi ngrënë.

Mendoni më shumë për ushqimin që hani. Gjithmonë pyesni veten: Çfarë efekti ka ky ushqim për pjesën hormonale? Po për gliceminë? Po efektet afatgjata? Fokusohuni tek objektivat dhe tek ajo që është më e mira për shëndetin tuaj, sot dhe në të ardhmen. Mos mendoni sa do të shëndosheni mes Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, por nga Viti i Ri deri në Krishtlindjen e ardhshme.