MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 12

Kukësi thyhet pas 3 fitoreve, triumfon Laçi

09.12.2021 - 16:46

Pas tri fitoreve radhazi dhe në momentin kur Kukësi pretendonte maksimumin, është mposhtur nga Laçi në “Air Albania” me rezultatin 1-2. Një humbje që djeg shumë te verilindorët, ndërsa kurbinasit nga vendi i fundit, janë 2 pikë larg zonës evropiane.

Sfida u zhbllokua në minutën e 11-të, verilindorët gabojnë prapa me qarkullimin e topit brenda zonës me Bruno Lulajn dhe Saliu Guindo ai që ka përfituar dhe ka realizuar për Laçin. Tri minuta më pas kurbinasit realizojnë sërish pas një aksioni perfekt dhe është sërish Guindo që shënon.

Verilindorët provuan në sekondat e fundit të pjesës së parë duke realizuar, por kryesori Kridens Meta dhe me ndihmën e pamjeve të VAR-it e cilësoi golin si faull në sulm.

Skuadra e Diego Longos ngushtoi diferencat me Edi Bashën në minutën e 55′ me një goditje të menjëhershme. Gjithashtu verilindorët humbasin shansin e artë, ku Ardit Hila shpërdoron një penallti në minutën e 90′ duke përfunduar topin jashtë.

Me këtë sukses, Laçi ngjitet në vendin e katërt në kuotën e 18 pikëve, ndërsa Kukësi me këtë disfatë, Tirana i largohet me 4 pikë nga kreu i renditjes, teksa verilindorët kanë grumbulluar 23 pikë.