MENU
klinika

Ligue 1, Java 16

Messi prezanton “Topin e Artë”, por PSG ndalet

02.12.2021 - 00:07

Paris Saint-Germain nuk ka mundur të shkojë më larg se një barazim pa gola kundër Nice në javën e 16-të të Ligue 1.

Një rezultat ky që ka prishur festën e Leo Messi-t dhe Gigio Donnarumma-s, të cilët kanë prezantuar pak para fillimit të ndeshjes çmimet e fituar në ceremoninë e së hënës.

Rastet nuk kanë munguar për të dy ekipet, por rezultati ka mbetur i pandryshuar deri në fundin e takimit. Pavarësisht këtij barazimi, PSG kryeson bindshëm kampionatin me një diferencë prej 12 pikësh nga ndjekësi më i afërt.