MENU
klinika

Ndeshjet e sotme në Champions

Milan gjithçka për gjithça, Real-Inter luftë për kreun

07.12.2021 - 13:33

Champions League mbyll siparin e ndeshjeve në grupe sonte dhe nesërmbrëma, ku ka disa enigma, si për kualfikimin, ashtu edhe për kreun. Sonte do të zhvillohen 8 ndeshje, teksa në orën 18:45 do të luajë PSG-Club Brugge, me parizienët e kualifikuar për në raundin tjetër.

Po në këtë orë luhet edhe Leipzig-Manchester City, gjithashtu me “The Citizens” të kualifikuar për fazën e ardhshme dhe madje në krye të grupit. Gjermanët shpresojnë të luajnë në Europa League.

Në orën 21:00 do të luhen 6 ndeshje, ku padiskutim vëmendja kryesore do të zhvendoset në stadiumin “San Siro” ku luhet Milan-Liverpool, me anglezët e kualifikuar, por kuqezinjtë e Piolit synojnë triumfin e sotëm dhe një ndalesë të Portos ndaj Atletico Madrid, që të kualifikohen për raundin me eliminim direkt.

Real Madrid-Inter është takimi ku luhet për prestigj dhe për vendin e parë të grupit. Ndeshjet e tjera janë: Ajax-Sporting Lisbon, Shakhtar Donetsk-Sheriff Tiraspol dhe Dortmund-Besiktas.