MENU
klinika

Parashikimi i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak

Moti merr kthesën e madhe nesër! Si do të ndryshojë koha…

07.12.2021 - 17:02

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se ditën e mërkurë do të ulen temperaturat, ndërsa të enjten rikthehen shtrëngatat e shiut. Më poshtë keni parashikimin e motit për të mërkurë dhe të enjte:

Parashikimi për nesër dt. 08.12.2021

Për ditën e nesërme parashikohet një përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare si dhe shtim të tyre përsëri gjatë mbrëmjes, shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët. Vlen për tu theksuar se për shak të kthjellimit parashikohet rënie e temperaturave në mëngjes duke prekur vlerat nga -5 deri në 5°C në relievet malore, 0°C deri në 13°C në ato të ulta si dhe 2°C deri në 14°C në ato bregdetare. Për shkak të temperaturave negative problematike do të bëhen ngricat përgajtë rrugëve kryesisht në zonat malore.