MENU
klinika

Europa dhe Conference League

Napoli mposht Leicester dhe kualifikohet, Roma kokë grupi

09.12.2021 - 21:46

Napoli fitoi me vuajtje ndaj Leicester në ndeshjen e fundit në grup, duke triumfuar 3-2 dhe duke u kualifikuar më tej në fazën me eliminim direkt në Europa League, ndërsa Dhelprat kalojnë në Coference League.

Napolitanët shënuan dy gola të shpejtë dhe u duk sikur e zgjidhën ndeshjen, por miqtë nga Anglia barazuan që në pjesën e parë, duke hapur ndeshjen. Elmas (dy gola në këtë ndeshje) i dha fitoren të kaltërve në pjesën e dytë dhe kualifikimin. Vendin e parë e zuri Spartak Moska, që fitoi 1-0 ndaj Legias në Varshavë.

Në Europa League spikati edhe fitorja 3-0 e Real Sociedad ndaj PSV, rezultat që kualifikon spanjollët si vend i dytë, pasi vendin e parë e mori Monaco, që u mjaftua me vetëm 1-1 me Sturm Graz. Lyon, që ishte skuadra e vetme perfekte me 5 fitore, u ndal në fund 1-1 në shtëpi nga Rangers.

Në Conference League, Roma fitoi 3-2 me bullgarët e CSKA Sofias në transfertë, duke marrë edhe kreun e grupit, pasi Bodo/Glimt u ndal në barazim 1-1 në transfertën ukrainase. Kumbulla luajti si titullar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN