MENU
klinika

Nga Russian Today

Ndalimi i Nord Stream 2/ Polonia i kërkon Gjermanisë ndihmë

10.12.2021 - 14:29

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki ka njoftuar planet për t’i bërë thirrje kancelarit të sapoemëruar të Gjermanisë, Olaf Scholz, që të kundërshtojë nisjen e tubacionit të gazit natyror Nord Stream 2 nga Rusia.

Varshava ka qenë një nga kundërshtarët më të zëshëm të projektit që synon të dërgojë 55 miliardë metra kub gaz në vit nga Rusia në Gjermani përtej Detit Baltik. Polonia, së bashku me shtetet e tjera të Evropës Lindore, ka kërkuar të ndalojë tubacionin, duke pretenduar se ai mund të përdoret potencialisht kundër Evropës nga Rusia.

“Unë do t’i bëj thirrje kancelarit Scholz të mos dorëzohet para presionit nga Rusia dhe të mos lejojë që Nord Stream 2 të përdoret si një instrument për shantazh kundër Ukrainës, një instrument për shantazh kundër Polonisë, një instrument për shantazh kundër BE-së”, tha Morawiecki. tha gjatë vizitës së tij në Romë.

Paraardhësja e Scholz-it, Angela Merkel, kishte shprehur më parë mbështetjen e saj për projektin, duke pranuar se tubacioni pritet të sigurojë një furnizim relativisht me kosto të ulët të gazit në një kohë kur prodhuesit evropianë po reduktojnë prodhimin.

Pozicioni i Merkelit u kritikua nga Uashingtoni, i cili ka shtyrë me padurim gazin natyror të lëngshëm amerikan (LNG) në tregun evropian të energjisë, duke akuzuar Berlinin për mbështetje të tepruar të energjisë nga Rusia.

Ndërsa rajoni po përpiqet të përballojë koston në rritje të gazit natyror, autoritetet e BE po vonojnë miratimin e Nord Stream 2. Çmimet për karburantin jetik u rritën në gati 2,000 dollarë për 1,000 metra kub në fillim të tetorit dhe aktualisht janë duke lëvizur rreth 1,200 dollarë.

Përkthyer dhe përshtatur për Konica.al nga RT

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Russian Today/ "Ne do të kemi nevojë për gaz në vitet e ardhshme..."

“Nord Stream 2 i Rusisë është i besueshëm për Evropën”

RT: Polonia 'vazhdon betejën' kundër gazsjellësit rus

“Nord Stream 2 nuk i plotëson kërkesat evropiane të certifikimit”