MENU
klinika

NBA, infektohen 4 yje

Nets dominojnë, Suns “rrotë më rrotë” me Warriors

17.12.2021 - 12:47

Brooklyn Nets vijon të dominojë renditjen në Konferencën e Lindjes në NBA pas fitores 114-105 ndaj Philadelphias. Kevin Durant ishte lider në fushë për Nets, autor i 34 pikëve, duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e Embiid për miqtë. Ky sukses përforcon në vend të parë Nets, që lënë pas në renditje kampionët në fuqi të Milwaukee Bucks.

Në Perëndim, Phoenix Suns vijon duelin në distancë me Golden State, teksa të dy ekipet kanë nga 23 fitore. Kjo pas fitores së Suns 118-98 ndaj Washington Wizards. Fitore kolektive e ekipit të Phoenix, me 8 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë, ku Ayton ishte më i miri me 15 pikë e 10 rebound.

Ndërsa situata me pandeminë po bëhet gjithnjë e më alarmante në NBA, teksa janë shtuar rastet e basketbollistëve që kanë dalë pozitivë. Deri më tanë shtyrë vetëm dy ndeshje, por ka gjasa që të tjera të anulohen këtë fundjavë e ditët në vijim.

Gjashtë skuadra konsiderohen si vatra të nxehta: Chicago me 8 lojtarë, Lakers 5, Brooklyn 7, Milwaukee 4, New York 4 dhe Sacramento Kings 4 lojtarë. Janë infektuar edhe yje si Antetokounmpo, Westbrook, DeRozan dhe James Harden.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN