MENU
klinika

NBA

Bucks rikthehen pa Antetokounmpo, Lakers fitojnë në shtesë

16.12.2021 - 12:43

Kampionët në fuqi të Milëaukee Bucks në NBA u rikthyen te fitorja, duke mundur 114-99 Indiana Pacers, ndeshje ku u dallua Holiday, autor i 26 pikëve. Në këtë sfidë nuk luajti Antetokounmpo e megjithatë mungesa e tij nuk u ndie.

Mirë u paraqitën për Bucks edhe Portis e Cannaughton me nga 20 pikë secili. Me këtë sukses Bucks ngjiten në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes pas Brooklyn Nets.

Në Perëndim, pas kohës shtesë fitoi skuadra e Los Angeles Lakers, që mundi 107-104 Dallas Mavericks. LeBron James realizoi 24 pikë, mbështetur nga Westbrook me 23 pikë e 10 rebound, si dhe Davis me 20 pikë e 12 rebound. Lakers mbeten në vendin e gjashtë, me pikë të barabarta me skuadrën tjetër kaliforniane të Los Angeles Clippers të vendit të pestë.

Në këtë konferencë po vijon me ritmin e fitoreve Utah Jazz, që falë 27 pikëve të Mitchell mundi 124-103 rivalët e Clippers. Vetë shifrat flasin për një dominim total të Jazz, që fituan ta katërta periodat bindshëm. Utah renditet në vend të tretë, në ndjekje të Golden State dhe Phoenix Suns.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN