Prej muajsh, Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka kërkuar vendeve të pasura që të mos nxitojnë në bërjen e dozave të treta, veçanërisht për popullatën e gjërë, në një kohë kur nivelet e vaksinimit në vendet në zhvillim mbeten të ulëta.
Kjo pabarazi është një skandal, tha së fundmi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tetros Antanom Gebregesous.
Deri më tani, vetëm 7.3% e afrikanëve janë vaksinuar plotësisht, krahasuar me 58% në SHBA dhe Evropë, ku doza e tretë tashmë ka filluar të administrohet gjerësisht.
“Çdo ditë ka gjashtë herë më shumë rritje në mbarë botën për dozën e tretë sesa dozat e para në vendet në zhvillim,” tha Tentros Gembresesus, duke bërë thirrje për dhëniën fund të shpërndarjes joproporcionale të vaksinave.
Shqetësimi i kreut të OBSH-së nuk kishte të bënte vetëm me banorët e pambrojtur të vendeve në zhvillim, por edhe rrezikun e zhvillimit të varianteve të rinj të rrezikshëm në to dhe eksportimin e tyre në pjesën tjetër të botës. Frika e tij u konfirmua nga varianti i ri B.1.1.529 në Afrikën e Jugut, i cili u pagëzua “Omicron” javën e kaluar dhe u përshkrua si një “zhvillim shqetësues”.
Zbulimi më shqetësues është se ai përmban 32 mutacione në gjenet e proteinës “spike” që virusi përdor për të pushtuar qelizat njerëzore. Megjithëse origjina e saktë e llojit të ri nuk është konfirmuar, një nga skenarët më të zakonshëm është se ai u inkubua në trupin e një pacienti me imunitet të ulët, ndoshta me HIV.
Nëse shtetet do të kishin dëgjuar OBSH-në dhe vaksinimi do ishte shtrirë më gjerë në të gjithë botën dhe jo kryesisht në vendet e zhvilluara apo ato në zhvillim, ndoshta shfaqja e “Omicron” mund të ishte parandaluar.
Jo vetëm që nuk ndodhi kjo, por Afrika e Jugut, e cila ishte e para që identifikoi dhe informoi organet përkatëse ndërkombëtare për variantin e ri, u ndëshkua për transparencën e saj me një bllokim global të udhëtimeve.
Pas njoftimit nga Afrika e Jugut, shtetet bllokuan udhëtimet për dhe nga Afrika e Jugut duke dhënë kështu një mesazh të drejtpërdrejtë për shtetet e tjera që mund të përballen me situate të njëjta në të ardhmen nëse njoftojnë për variantet e rinj.
Megjithatë, siç doli, pezullimi i udhëtimeve nuk është një masë efektive për të ndaluar përhapjen e variantit të ri, i cili këtë javë u konstatua jo vetëm në Evropë dhe SHBA, por edhe në shumë shtete të tjera të botës.
Në fakt, sipas autoriteteve shëndetësore në Holandë, lloji ishte tashmë në vend një javë para konfirmimit të tij në Afrikën e Jugut.
Mbyllja e kufijve ka qenë sërish në qendër të polemikave si një masë joefektive dhe e padrejtë gjatë krizave shëndetësore. Një shembull tipik është kriza e Ebolës në vitin 2014, kur ndalime të ngjashme kishin ndërprerë qarkullimin e produkteve farmaceutike dhe mjekësore.