MENU
klinika

Garojnë 5 shtangistë

Peshëngritja shqiptare për medalje në Evropian

06.12.2021 - 18:57

Në Tashkent të Uzbekistanit do të nisë ditën e martë (7 dhjetor) Kampionati Botëror i Peshëngritjes, eventi më i rëndësishëm i këtij viti në sportin e shtangës. Edhe Shqipëria do të përfaqësohet në këtë turne me 5 peshëngritës: 4 meshkuj dhe 1 femër.

Për femra, për ngjyrat kuqezi do të garojë në peshën 55 kg shtangistja Evangjeli Veli (9 dhjetor). Për meshkuj, në peshën 73 kg, do të garojnë Erkand Qerimaj dhe Briken Calja (10 dhjetor), të dy në Baterinë A.

Më datën 13 dhjetor, do të garojnë Daniel Godelli dhe Krenar Shoraj, të dy në peshën 89 kg (bateria B). në këtë event, Shqipëria pretendon të kapë zonën e medaljeve, çka do të ishte një rezultat mjaft i mirë për shtangën kuqezi.