Problemet e shëndetit mendor në Shqipëri, po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje, si pasojë e trysnisë së organizatave që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe Komitetit kundër torturës në KE. Ngjarja e rëndë në Fier ku një shtetas vrau fqinjin 8 vjeçar, shërbeu si shkak për hapjen e një debati të gjerë në rradhët e ekspertëve mbi trajtimin e problemeve të shëndetit mendor në Shqipëri, pasi banorët raportuan fillimisht se vrasësi vuante nga këto probleme, gjë që më pas u mohua paraprakisht nga autoritetet.
Ekspertët por dhe zyrtarët nënvizojnë me shqetësim se dy fatkeqësitë e njëpasnjëshme, tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 dhe pandemia e koronavirusit që ende vazhdon, kanë ndikuar negativisht tek problemet e shëndetit mendor në Shqipëri, duke shtuar në mjaft raste, antkhin dhe depresionin si pasojjë e izolimit dhe rrezikut për jetën nga infeksioni që shkakton pandemia.
Ekspertë të fushës sociale dhe mjeksore, konstatojnë disa mangësi që lidhen me sasinë dhe cilësinë e ofrimit të shërbimeve ndaj personave të prekur nga probleme të shëndetit mendor.