MENU
klinika

“Do t’i ndërlikonin gjërat më shumë”

Pse ishin kundër lidhjes së Tom dhe Zendaya

23.12.2021 - 13:32

Besoj të gjithë e dimë se Tom Holland dhe Zendaya ranë në dashuri me njeri-tjetrin në setin e xhirimeve te “Spider-Man”. Mirëpo pavarësisht kësaj, duket se producentët e filmit të njohur po shpresonin që dyshja MOS të përfundonte bashkë.

Në fakt, producentja ekzekutive e “Spider-Man” Amy Pascal, është shprehur se e kanë çuar këtë problem një hap më lart, duke u munduar të bindë aktorët mos të krijojnë lidhje.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ICONSTYLE (@iconstyle_al)


“I mora Tom-in dhe Zendaya-n veç, larg të tjerëve dhe i dhash një mësim”- tha ajo për “New York Times”. “‘Mos u lidhni, ju lutem. Thjesht do t’i komplikoni më shumë gjërat kështu’- u thashë, por ato thjesht më injoruan.”

Gjithsesi, Zendaya dhe Tom Holland patën një sërë momentesh jashtëzakonisht të ëmbla gjatë konferencës së shtypit të “Spider-Man: No Way Home”. Vlen të rikujtohet kur Tom ndërpreu intervistën e tij me “Entertainment Tonight” në premierën e filmit sepse pa dhe u mahnit nga Zendaya që po ecte në tapetin e kuq.

Reagimi i tij? Pothuajse i njëjtë me atë që çdo fans i Zendaya-s do të kishte, entuziasëm dhe gëzim. Ky reagim i bukur i tij u shoqërua duke thënë “Më duket se sapo u shfaq Zendaya” dhe “Po, kjo tingëllon sikur Zendaya sapo u shfaq”.