02.12.2021 - 12:57
Kryeministri Edi Rama, ashtu sikundër hapi fushatën e vaksinimit, ka çelur sot siparin për marrjen e dozës së tretë të vaksinës anti-covid.
Kreu i qeverisë i është përgjigjur i pari thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë, duke bërë kështu dozën e tretë. Ai u paraqit në ambientet e stadiumit “Air Albania” ku iu nënshtrua këtij procesi, ndersa shoqerohej nga ministrja Manastirliu.
“Prit. Hajde zgjidhe ti kë të duash. Këtë do bëj tani unë. Se meqë thonë se i ka me ujë.”, i tha Rama mes batutash nje gazetareje.
Kujtojmë se ministria e Shëndetësisë ka bërë sot thirrje që të marrin dozat e treta moshat mbi 18 vjeç.