MENU
klinika

“S’ka nevojë për mik e shok”

Rama: Hipoteka dhe legalizimet do të bëhen online

02.12.2021 - 17:39

Kryeministri Edi Rama është ditën e sotme nga Elbasani në një takim publik mbi bashkëqeverisjen.

Gjatë fjalës së tij Rama është shprehur se shumë shpejt hipoteka dhe legalizimet do të bëhen online.

Sipas tij me këtë shërbim nuk do të ketë nevojë për mik e për shok duke shmangur kështu korrupsionin, teksa ka vënë theksin tek portli e-Albania si shumë fuksional dhe fasilitues.

“Edhe hipoteka dhe legalizimi të vijë në kompjuter pa pasur nevojë për letër fizike! S’ke nevojë për mik, e shok, për askënd. Ke afatin e marrjes së përgjigjes, nëse nuk të erdhi përgjigja në afat, ti ke në dorë me ligj që e vë në lëvizje ligjërisht administratën për pronën tënde, duke përdorur bashkëqeverisjen. Kjo platformë bën të mundur qenë se nuk reagon adminitrata, lë gjumë dhe nëse kjo i mbetej qytetarit nëse ankohej ose jo, tani vihet menjëherë mekanizmi i kontrollit. Kjo është një çështje që në ligjin e ri përcaktohet i përgjegjësisë së administatër dhe ka sanksione për personat përgjegjës”, tha Rama.