MENU
klinika

“Mbase disa masa duhen rimarrë, por….”

Rama paralajmëron kufizime të reja për shkak të rrezikut nga Omicron

30.12.2021 - 13:13

Kryeministri Edi Rama ka pa lajmëruar se vendi ynë mund të vendos masa të reja për shkak të rasteve me Omicron, ku disa shtete kanë mbyllur kufijtë.

Në një konferencë për mediat, kreu i qeverisë tha se kjo nuk do të thotë që të shtrëngohet zinxhiri i jetës.

“Kalojmë te kriza tjetër, që është krizë në vazhdim, te pandemia. Besoj se deri tani ia kemi dalë arsyeshëm duke garantuar një jetë goxha të çliruar nga shtrëngesat. Duke i dhënë mundësi ekonomisë që të fluturojë faktikisht për t’u ringritur. Dua të theksoj se sot jemi në kushtet kur duhet të përgatitemi për një valë të re për shkak të një versioni të ri të virusit, që po mbyll vendet e tjera. Holanda është mbyllur deri në 14 mars. Vendimet për mbyllje do të mbërthen rradhazi vend pas vendi. Ne nuk duhet të ngutemi, por duhet ta dimë se nuk duhet ta kalojmë sikur nuk ndodh gjë. Mbase disa masa duhen rimarrë, pa e shtrënguar zinxhirin e jetës sic e keni marrë. Një numër i konsiderueshëm janë vaksinuar jashtë, sidomos ata që kanë lëvizje të vazhdueshme. Jemi gati për spitalin e ri infektiv, që do të thotë rindërtim nga themelet i spitalit ekzistues si edhe kemi sot 56 autoambulanca të reja, që e ka çuar flotën në një numër optimal.”, tha Rama.