MENU
klinika

Premier League, Java 15

Rangnick e nis mbarë tek United, Tottenham nuk fal

05.12.2021 - 18:03

Dy fitore radhazi për Manchester United, që nis të rikperojë për të zënë të paktën një vend në Champions. Djajtë e Kuq fituan vetëm 1-0 në shtëpi përballë Crystal Palace, por morën 3 pikë me vlerë.

Shpesh objekt kritikash dhe talljesh në rrjetet sociale, këtë herë, braziliani Fred ka vendosur të ngjitet në katedër në Old Trafford, në një sfidë delikate dhe në stolin e parë të Ralf Rangnick në “Old Trafford” dhe Premier League.

Në vuajtje ndaj Crystal Palace, “Djajtë e kuq” kanë zhbllokuar sfidën në minutën e 78′ me një supergol nga Fred, që është shërbyer nga Greenwood dhe ka goditur në hyrje të zonës duke e dërguar topin në këndin e largët të portës kundërshtare.

Tre gola për tri pikë për Tottenham dhe tri fitore radhazi e bëjnë këtë skuadër të ngjitet dhe besojë për më shumë. Spurs fituan 3-0 në shtëpi ndaj Norëich, me trajnerin Conte që ka ndryshuar gjithcka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN