MENU
klinika

Premier League, Java 15

Liverpool ia del në limite, goli i Brojës vlen 1 pikë

04.12.2021 - 19:00

Një sukses me shumë vuajtje për Liverpool, por shumë i rëndësishëm për vazhdimësinë. Të kuqtë fituan 0-1 në fushën e Wolves, me një gol të ardhur në sekondat e fundit.

Miqtë patën një rast të artë në pjesën e parë me Diogo Jota, i cili në portën pa portier, godet lojtarin. Gjithsesi, në minutën e katërt shtesë, Origi, i aktivizuar në fund nga Klopp, shënon golin e fitores, që ngjit Liverpool në krye.

Ndërsa Southampton është ndëshkuar në minutën e tetë shtesë nga Brighton, me sfidën që përfundoi 1-1. Në pjesën e parë shënoi Armando Broja për vendasit, ndërsa në limite barazoi Maupay. Newcastle fitoi 1-0 në shtëpi me Burnley.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN