MENU
klinika

Në Angli po mendohet pezullimi i futbollit

Real Madrid kthehet në vatër infektimi, 6 pozitivë

16.12.2021 - 17:37

Epidemia e Covid dhe variantet e reja duket se kanë filluar të trondisin botën ashtu si përpara një viti dhe pse vaksinat duhet të ulte dukshëm këtë përhapje dhe të jepte më shumë siguri e garanci…

Kështu nuk po ndodh edhe pse rastet e infektimeve dhe të vdekjes janë ulur dukshëm dhe efekti ka qenë i menjëhershëm. Por, futbolli po i rikthehet problemeve të Covid-19. Në Angli po mendohet mbyllja e Premier për të paktën 2-3 javë ndërsa kjo gjë shumë shpejt mund të ndodhë edhe në vende të tjera.

Real Madrid, në Spanjë, krahas Luka Modric dhe Marcelo, ka konfirmuar se Marco Asensio, Rodrygo, Andriy Lunin dhe Gareth Bale kanë rezultuar pozitivë. Pra, gjysmë skuadre jashtë për Ancelottin për këto ndeshjet e fundit të vitit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN