Në prag të Krishtlindjeve, specialistët e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar po punojnë për restaurimin e ikonës “Krishti Pantokrator”, me origjinë nga fshati Pojan i qytetit të Korçës.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Margariti, e cila thekson, se: pas trajtimit të suportit të degraduar u bë bashkimi i dërrasave, mbushja e mungesave, teksa vazhdon procesi i largimit të vernikut të oksiduar, duke nxjerrë në dritë një botë të mrekullueshme, fshehur pas gjurmëve të kohës.
Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë me një fond prej 8,000 ikonash dhe objektesh të karakterit religjioz.
Muzeu falë ndërtimit bashkohor, është një ndër destinacionet më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore.