MENU
klinika

Atdhetari Kristo Dako

Rilindasi veprimtar, ministër dhe arsimtar

21.12.2021 - 10:37

         Me një aktivitet të shquar patriotik, si rilindas i gjuhës dhe arsimit shqip, Kristo Dako radhitet dhe zë një vend nderi ndër emrat më të shquar të patriotëve më aktivë në Evropë dhe në botë të kohës së tij, si: Faik Konica, Fan Noli, Luigj Gurakuqi, etj. 

Ai ka qënë anëtar dhe drejtues i disa shoqatave dhe klubeve patriotike të rëndësishme të kohës si: Shoqata “Shpresa”, “Dituria”, “Djalëria Shqiptare”, Klubi “Bashkimi” Klubi “Vëllazëria”, Klubi “Dielli i Shqipërisë”.

Lindi në qytetin e Korçës, në vitin 1876. Mësimet e para i përfundoi në Korçë dhe më pas, pasi familja emigroi në Rumani, Bukuresht, ai vazhdoi dhe përfundoi mësimet në shkollën e mesme. Studimet e larta universitare i kreu po në Bukuresht, Rumani, për matematikë. Më vonë, pasi emigrioi në SHBA, përfundoi edhe studimet universitare edhe për filozofi.

Kristo Dako ka qënë pjesëmarrës në Konferencën e Paqes në Paris. Ai u shqua për kontributin e tij në mbrojtje të të drejtave të shqiptareve dhe luftoi me përkushtim kundër copëtimit të Shqipërisë.
Ai është takuar dy herë kokë më kokë me Presidentin e SHBA-së, Willson dhe ka lobuar më shumë se kushdo për çështjen shqiptare. Në këto takime ai është shprehur drejtpërdrejt në mbrojtje të kufijve të Shqipërisë, duke qënë kundër synimeve grabiqare të vendeve fqinjë. Ai ka kërkuar mbështetjen e shtetit më të fuqishëm të asaj kohe, Amerikës dhe presidentit Willson, në mbrojtje të interesave kombëtare dhe territoriale të Shqipërisë.

Njihet si publicist i shquar dhe ka botuar në revistat më prestigjoze të vendit të asaj kohe si: “Ylli i mëngjesit”, “Albania”, “Dielli” Kristo Dako ka botuar shkrime edhe në shtypin e huaj të kohës si: “The Orient”, “The Times”, etj.

Ka botuar edhe veprat: “Cilët janë shqiptarët”, “Shqipëria, çelësi i Lindjes se Afërme”, “Shënime nga Jeta dhe vepra e N.M. tij, Zogut I, Mbret i Shqiptarëve”, Tekstin shkollor “Mësimet e para të Gjeometrisë elementare” etj.

Njihet si një ndër themeluesit, administrator dhe mësues i Institutit Femëror të Vajzave “Kirias” (Qiriazi), në qytetin e Korçës dhe më pas në Tiranë, Kodër-Kamëz. Ai ishte bashkëshorti i dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i Sevasti Qiriazit (Dakos) dhe Parashqevi Qiriazit, në veprimtarinë e tyre fisnike të arsimimit dhe emancipimit të femrës shqipëtare.

Në vitin 1910 u caktua drejtor i Normales së Elbasanit. Gjithashtu, ishte deputet dhe ministër i Arsimit në qeverinë e Hasan Prishtinës, për pak kohë. Dako u tërhoq nga politika dhe iu përkushtua arsimit, me institutin “Qiriazi” (Kyriaz).

Ndërroi jetë më 16 dhjetor 1941 në Tiranë.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vlerësimet nga Napoleoni tek Hygoja…

Francezët të çmendur pas Aliu të Tepelenës