MENU
klinika

Kosovë

Rreth 771 mijë qytetarë të vaksinuar me dy dozat

11.12.2021 - 12:33

Vetëm brenda një dite në Kosovë shpërndarë 3 mijë e 991 doza të vaksinës kundër COVID-19. Mësohet se që prej fillimit të procesit të vaksinimit e deri tani janë dhënë 1.640.380 doza të vaksinës.

Ndërkohë, 770 mijë e 941 qytetarë janë vaksinuar dhe me dozën e dytë antiCOVID-19.

Këto informacione bëhen të ditura nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).
Dy ditë më parë ka filluar edhe vaksinimi me dozën përforcuese dhe dozën e tretë antiCOVID-19.