MENU
klinika

Dy gjeni si ''kopjacë''

Shekspiri dhe Servantesi: autorësi në pikëpyetje

03.12.2021 - 12:28

           Uilljam Shekspir (William Shakespeare) dhe Migel dë Servantes (Miguel de Cervantes), dy prej shkrimtarëve më të rëndësishëm të letërsisë, janë të rrethuar nga një aureolë misterioze lidhur me autorësinë.

Në rastin e Shekspirit, kemi të bëmë me çështjen nëse ai është autori i vërtetë i dramave të tij, hipotezë që qarkulloi për disa kohë, kurse në rastin e Servantesit misteret për autorësinë priren drejt faktit se kush e shkroi vazhdimin e pjesës së parë të “Don Kishotit”, një nga romanet më të hershëm modernë. Servantesi e botoi pjesën e parë të “Don Kishotit” në 1605, ndërkohë që në 1614 u botua vazhdimi jozyrtar me pseudonimin Alonso Fernandez de Avellaneda. Si përgjigje, një vit më vonë, Servantesi publikoi vazhdimin e tij të “Don Kishotit”, duke shpallur në prolog si të pavlefshëm versionin e Avellanedas. Që prej, identiteti i Avellanedas është shndërruar në misterin më të madh në letërsinë spanjolle.

Servantes, Shekspiri dhe formimi i tyre

Si Servantesi, ashtu edhe Shekspiri jetuan dhe vdiqën në të njëjtën kohë. Shekspiri lindi në një familje të pasur fshatare, kurse Servantesi vinte nga një familje më modeste, sidoqoftë që të dy kishin pasion teatrin dhe shkuan drama. Në të dyja rastet, vështirë se dimë diçka për fëmijërinë dhe edukimin e tyre (megjithëse dihet që asnjëri nuk shkoi në universitet). Autorë të mëdhenj ngrejnë hamendësime drejt spekulimeve. Mungesa e arsimimit të Shekspirit mbetet një nga argumentet kryesore kundër idesë se ishte pikërisht ai që i shkroi këto vepra, të cilat u janë atribuar 80 autorëve të ndryshëm. Ndërsa autorësia e Servantesit priret të mos jetë nën të njëjtin shqyrtim, megjithëse vijojnë të ngelen dyshimet se kush ishte në të vërtetë Alonso Fernandez de Avellaneda. /Konica.al/Gjithsesi, formimi edukativ i vetë Servantesit sugjeron se mund të shkruhet me standard të lartë, edhe nëse nuk ke formim akademik. Nëse kjo mund të jetë e vërtetë për shkrimtarin spanjoll, atëherë pse jo edhe për Shekspirin? Po ashtu, një sërë autorësh janë propozuar si kandidatë për autorësinë e vazhdimit të Avellanedas për “Don Kishotin”. Paragjykimet shoqërore dhe kulturore kanë qenë të rëndësishme në të dyja rastet. Veprat e Shekspirit paraqesin një njohuri të hollësishme të rangjeve të larta shoqërore, për këtë arsye mendohet se ato duhet të jenë hartuar nga ndonjë person i shquar i kohës, siç është Sir Francis Bacon. Gjithsesi, edhe Servantesi, edhe pse nuk u përkiste, kishte njohuri për klasat e larta shoqërore. Madje, disa studiues hamendësojnëm se Avellaneda mund të ketë qenë Lope de Vega, dramaturgu më i shquar spanjoll i asaj epoke, meqenëse është më ngashënjyese të përfytyrosh që Servantesi të krahasohet me një autor të madh, sesa me një person mediokër. Në të dyja rastet, figura që vdiqën shumë më parë Shekspirit dhe Servantesit janë propozuar si autorë: Edward de Vere, si autor i dramave të Shekspirit dhe shkrimtari spanjoll Pedro Linan de Riaza si Avellaneda, me argumentin jobindës se veprat e tyre mbetën të paplota dhe u përfunduan nga shkrimtarë të tjerë.

Gjithsesi, ekzistojnë edhe shpjegime të tjera bindëse. Kur u botua pjesa e parë e “Don Kishotit”, nuk kishte ligje për të drejtat e autorit që mbronin shkrimtarët nga vazhdimet ose plagjiaturat e veprave, gjë që shpjegon se si doli versioni i Avellanedas. Një pështjellim i ngjashëm është shkaktuar në rastin e Shekspirit. “Zbutja e kryeneçes” kishte një version të mëparshëm anonim të titulluar: “Zbutja e një kryeneçeje”, nisur nga teoritë mbështesin versionin se Shekspiri ishte bashkëautor, ose i shkruar i tëri nga dikush tjetër. Po të ndjekim teorinë e paraqitur nga studiuesi shekspirian Peter Alexander në 1926, pranohet përgjithësisht se “Zbutja e një kryeneçeje” ishte thjesht një përpjekje për të regjistruar versionin e prodhimit të drejtpërdrejtë të dramës nga kujtesa. Në rastin e Servantesit misteri është qartësuar: e dimë tashmë se ç’mendonte Servantesi për identitetin e Avellanedas, gjë që duhet t’i japë fund spekulimeve absurde./Konica.al

Servantesi dhe çështjet e autorësisë

Paralelisht me teoritë që përfliten, vazhdimi i Avellanedas për “Don Kishotin” duhet të lexohet si një përgjigje e dëshpëruar ndaj parodisë së Servantesit për dy njerëz të vërtetë: Lope de Vega dhe Jeronimo de Pasamonte. Pasamonte ishte një ushtar nga rajoni i Aragonës, i cili mori pjesë, ashtu si Servantesi, në betejën e Lepantos (1571). Për Servantesin thuhet se është sjellë heroikisht në betejë, pasi, megjithëse ishte i sëmurë, ai këmbënguli të luftonte dhe u plagos disa herë. Pak më vonë, në 1574, Pasamonte u kap rob dhe kaloi 18 vjet në robëri. Pas lirimit, ai u kthye në Spanjë dhe përfundoi autobiografinë e tij: “Jeta dhe Vepra”. Kur shkroi për kapjen e La Goleta në 1573 (ku në fakt nuk pati asnjë betejë), Pasamonte pretendon se kishte vepruar po aq me heroizëm, sa edhe Servantesi në betejën e Lepantos. Pasi pa se si Pasamonte i kishte uzurpuar veprat heroike në autobiografinë e tij, Servantesi e satirizoi në pjesën e parë të “Don Kishotit”, duke e shndërruar Jeronimo de Pasamonte në Gines de Pasamonte, një skllav galere, i cili paraqitet si një gënjeshtar, një mashtrues, një frikacak dhe një hajdut, për më tepër fyhet rëndë nga personazhet Don Kishoti dhe Sanço Panço.

Hakmarrja e Pasamontes

Hipoteza se Pasamonte ishte Avellaneda, e propozuar nga Martín de Riquer, akademik në Akademinë Mbretërore Spanjolle të Gjuhës, bëhet gjithnjë e më e pranueshme. Siç shqyrtohet në librin: “Dy pjesët e dyta të Don Kishotit”, Pasamonte u përpoq të hakmerrej ndaj Servantesit, duke shkruar vazhdimin e Don Kishotit me synimin për t’i zhvatur Servantesit fitimet nga pjesa e dytë. Për të mos pasur asnjë lidhje me skllavin e galerës së Servantesit, ai e nënshkroi librin me pseudonim. Për t’u hakmarrë ndaj Avellanedas, Servantes imitoi imituesin e tij dhe krijoi një tablo mjeshtërore, duke e bërë përfaqësimin letrar të Avellanedas (personifikuar në një personazh të njohur si Jeronimo) ta njohë Don Kishotin e tij si versioni i vërtetë.

Sado joshëse qofshin spekulimet për autorësinë e Shekspirit dhe Servantesit, nëse vëren nga afër jetën e tyre, kupton se sa të parëndësishme janë rangjet shoqërore, arsimimi dhe teoritë e konspiracionit krahasur me gjeninë e tyre./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Artur Rembo - poeti i mallkuar

“Shekspiri i mitur” i simbolizmit francez

E dinit se më shumë lexohet në...

Kurani dhe Bibla librat më të lexuar