MENU
klinika

Të vërtetën e heshtur...

Shkruani letra dashurie kudo dhe për këdo!

13.12.2021 - 21:04

           Një nismë ndërmarrë nga kolektivi bolonjez “CasedArti” – artistë për të përhapur gëzim dhe humanizëm.

Për dashurinë, mbi dashurinë, tashmë është shkruar dhe thënë gjithçka. Dallimin e bën gjithmonë “si”: si shkruhet, si flitet për të. Fjala “dashuri” keqpërdoret, në letërsinë artistike, në kronikat, ngatërrohet me diçka tjetër që nuk është as funksionale dhe as filantropike.

Dashuria nuk lëndon, nuk ndrydh, nuk gjykon, nuk dënon, nuk mundon.

Surrogatot e dashurisë, po, mund të lëndojnë, janë hile që ndonjëherë na kënaqin, nuk i heqim qafe, mbushin zbrazëti, krijojnë hije, nuk përmbushin./Konica.al

Tema e dashurisë është trajtuar në çdo epokë, në çdo liri veprimi, në agun e mëngjesit, nga sytë e përshkënditur nga perëndimet e përflakura, nën miliarda yjësi, por, për shkak të mijëra aspekteve dhe hijeve të saj, ajo mbetet një çështje komplekse dhe e vështirë të menaxhohet për shpirtin e njeriut. Nuk u shpëtojmë dot thirrjeve të saj, por nuk është e lehtë të orientohemi në trafikun e ndjenjave. Kemi të bëjmë me rregulla që ndryshojnë, nga një marrëdhënie në tjetrën, pikërisht sepse në dashuri ka ekskluzivitet. Çdo histori fshin dhe rishkruan të shkuarën dhe planifikon dy jetë, jo në pushimin e përditshmërisë, por si zhvendosje në një shtëpi të re. Në dashurinë e çiftit duhet të ketë ndërveprim dypalësh të vazhdueshëm; megjithëse, ekzistojnë edhe forma të tjera dashurie që e përjashtojnë këtë kusht, mund të jepet dashuri pa marrë asgjë në këmbim, por në dashurinë e një çifti të dy duan atë që është më e mira për secilin. Dashuria mund të lëndojë, kur largohet prej njërit nga të dashuruarit dhe e lë tjetrin, ende të dashuruar, në një lloj ngurtësimi.

Françesko Alberoni, i cili është marrë me lëvizjet kolektive, e përkufizon çiftin si një lëvizje kolektive me dy persona dhe, në esenë “Të dashuruarit dhe dashuria” (1979), shpjegon dinamikën e marrëdhënieve, flet për pakte, prova të së vërtetës dhe prova të reciprocitetit, sqaron evolucionin e procesit të të dashuruarit dhe dashurisë, teksti i të cilit edhe sot ka mbetur si busull për të dashuruarit. Paralajmëron kundër dredhive të zemrës. Ndjenja, përkushtimi, vokacioni, prirja drejt virtytit, dhembshurisë: dashuria është një territor infinit, ngërthyer nga ai i shenjtorëve tek ai i nënës, babait, fëmijëve, deri te dashuria për kafshët shtëpiake, për fëmijët, miqtë, dashuria për njerëzimin. Për të huajt. “Dashuria që lëviz diellin dhe yjet” është ai mekanizëm i thepisur, ai mjet i jashtëzakonshëm që e bën botën të rrotullohet, universin. Dashuria është shqetësim, kujdes, është përkujdesje, është të merakosesh për tjetrin. Dashuria krijon efekte të dobishme, tek ai që e jep, tek ai që e merr dhe, nëse nuk merr jetë nga kjo magji, nuk është dashuri.

Dashuri është… Love is… si në skicat humoristike që Kim Grove në Casali, krijuar nga dashuria për të shoqin: Love is… walking into someone’s life (Dashuria është… të hysh në jetën e dikujt)./Konica.al

“Dashuria është të hysh në jetën e dikujt” edhe me një mesazh të thjeshtë shprese, pa kërkuar asgjë në këmbim. Këtë po përpiqet të përçojë edhe kolektivi bolonjez: të shpërndajë dashuri, duke u futur në jetën e të tjerëve, qoftë edhe të huajve, në majë të gishtave ose më mirë me stilolaps.  Ideja është të shkruhen letra dashurie, për të krijuar një rreth virtuoz drite, gëzimi dhe humanizmi. Të shkruash letra dashurie dhe t’i drejtosh aty ku ka nevojë për ngrohtësi, ku ka situata të vështira, njerëz që jetojnë në vetmi, në varfëri, te fqinjët e godinës, në lagje. Të shkruash letra dashurie dhe t’i lësh në pragun e derës, në kutitë postare, për t’i dhënë zë një kënge kolektive, frymës së mirë të universit dhe yjeve.

E sheh, or i dashur mik, çfarë më duhet të sajoj që të mund të qeshësh me të e të vazhdosh të shpresosh. Ishte viti 1979, kur Luçio Dalla shkroi “Viti që do të vijë”, një tekst shprese me urimin për një të ardhme më të mirë.

“I dashur mik, po ju shkruaj…” është hyrja e letrave të nismës qytetare “Festa e Letrave të Dashurisë” të promovuar nga kolektivi bolonjez “CasedArti”. Dhe na bëjnë shoqëri, letra të caktuara dashurie, fjalë që mbeten brenda nesh. Ishte viti 1987, kur Fiorella Mannoia prezantoi në Sanremo “Ajo që nuk thonë gratë” e Enrico Ruggeri dhe Luigi Schiavone.

Festa e Letrave të Dashurisë është edhe guximi për të thënë atë që nuk e themi kurrë dhe ta themi pa na ardhur turp, pa iu trembur gjykimit. Është vlera e të shkruarit për të tjerët, sepse është më e lehtë sesa t’i shkruash vetes. Festa e Letrave të Dashurisë është fuqia e fjalëve që mbeten si në zemrën e atyre që i marrin, ashtu edhe në kujtesën e atyre që i kanë shkruar, mundësisht të shkruara me dorë. Me dashuri, në dashuri, në identitet dhe në vetëdijen për të qenë (ende) njerëzorë./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Luis Sepulveda: Letërsia, akt rezistence

“Plaku që lexonte romane dashurie”