MENU
klinika

Nga Olivia Rodrigo tek Miley Cyrus

Si kanë ndryshuar yjet e “Disney Channel” ndër vite!

23.12.2021 - 13:40

Të gjithë jemi rritur me “sitcom” e Disney-t dhe aventurat e serialeve tona të preferuar.

Nëse zemra juaj ende rreh për “sitcom-et” e famshme dhe aktorët protagonistë të tyre, duhet të shikoni se çfarë bëhet me ata tani!

Olivia Rodrigo

Rodrigo ishte në një shfaqje tjetër të Disney-t përpara se ajo të ishte në “High School Musical: The Musical: The Series”. Aktorja luajti këngëtaren komike Paige Olvera në serialin “Disney Bizaardvark” nga 2016 deri në 2019.


Madison Hu

Aktorja e lindur në Teksas luajti Jesicca në mini-serialin e 2018 “The Misadventures of Psyche & Me”. Në vitin 2020, ajo u shfaq në “Remnants of the Fallen”.

Në vitin 2021, ajo luajti Andën në filmin “Voyagers”.



Sabrina Carpenter

Para se të luante në “Girl Meets World”, aktorja kishte role në serialin e animuar të Disney “Phineas dhe Ferb”. Ajo gjithashtu u shfaq në sitcom-n e “Disney-t” “Austin & Ally”.

Carpenter i dha zërin e saj personazhit Princesha Vivian në “Sofia e Parë”.



China Ann

Aktorja e lindur në Gjeorgji është më e njohur në mesin e fansave të “Disney” për personazhin e saj Chyna Parks në serialin “A.N.T. Farm”. Seriali u transmetua nga viti 2011 deri në vitin 2014. “A.N.T. Farm” nuk ishte roli i vetëm i McClain në Disney.

Aktorja ka qenë në shumë projekte, duke përfshirë: “Jonas”, “Wizards of Waverly Place”, “How to Build a Better Boy” dhe në ekskluzivitetin e “Disney’s Descendants”.



Miley Cyrus

Karriera e Miley-t në “Disney” filloi me serialin “Hannah Montana”. Seriali i suksesshëm solli albume, turne dhe madje edhe një film.

Aktorja e lindur në Tennessee filloi të takohej me yllin e Jonas Brothers, Nick Jonas dhe dyshja u bë çifti “it” i “Disney”.